• e premte, 05 dhjetor 2025

Kuvendi e vërtetoi rendin e ditës të seancës së 64-të me pikën e parë, interpelancën e Kocevskit, është dhënë pauzë

Kuvendi e vërtetoi rendin e ditës të seancës së 64-të me pikën e parë, interpelancën e Kocevskit, është dhënë pauzë

Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) - Është vërtetuar rendi i ditës së seancës së 64-të kuvendore, në të cilën, pika e parë është interpelanca për punën e Prokurorit publik të Republikës, Lupço Kocevski. Kryetari i kuvendit, Afrim Gashi pas vërtetimit të rendit të ditës dha një orë pauzë, me kërkesë të deputetit të ZNAM, Boban Karapejovski.

Gashi përkujtoi se debati rreth interpelancës zgjat një ditë pune deri në ezaurimin e listës së deputetëve të paraqitur për fjalë, ndërsa vendoset më së voni deri në ora 24.

Në interpelancë të Së Majtës të dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit, Gashi është theksuar se e parashtrojnë për shkak të mosrespektimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. 

"Interpelancën e bazojmë në indikacionet, faktet dhe konstatimet ligjore në vijim: hetime selektive penale për tragjedinë në Koçan, ndikime logjistike në punën e Prokurorisë Publike, kaos funksional në Prokurorinë e Lartë Publike-Shkup, mosveprim në përputhje me detyrën zyrtare në lidhje me ndërtimet e paligjshme të mafies urbane në Shkup", thuhet në interpelancën e publikuar në ueb-faqen e Parlamentit.

Shtojnë se që nga fillimi i mandatit të prokurorit publik Kocevski, "në Prokurorinë Publike ka mbizotëruar një atmosferë jofunksionale dhe toksike, joazhurnim në procedura dhe janë vërejtur edhe ndikime të jashtme politike në punën e saj", për të cilat ata besojnë se Kocevski është përgjegjës.

Prokurori shtetëror publik, Lupço Kocevski të premten parashtroi përgjigje me shkrim ndaj interpelancës së parashtruar nga deputetët, Dimitar Apasiev, Borisllav Kërmov, Rexhep Ismail, Jovana Mojoska, Amar Mecinoviq dhe Sashko Jançev, nga 26 qershori. Në të, ai thekson se funksionin e kryen me nder dhe përgjegjësi, me respekt maksimal të parimeve të transparencës dhe llogaridhënies, se interpelanca është ligjërisht e palejueshme dhe se institucioni është lëndë e sulmeve të pabazuara dhe ato janë arsye për besimin e ulët të në opinion.

Në shkresë ai thekson se edhe pse interpelanca e parashtruar është e palejueshme sipas ligjit, fakti që parashtruesit pa kurfarë argumenti kërkojnë përgjegjëssi prej tij, tregon se kjo interpelancë është politike, dhe jo instrument i bazuar juridik me të cilin mundësohet ndërhyrje në pavarësinë e Prokurorisë.

Para miratimit të rendit të ditës të seancës së 64-të, deputetët votuan që të miratohet në procedurë të shkurtar Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, pas së cilës ai u përcoll në organe të komisioneve.

Deputetët nuk e votuan propozimin e Të Majtës për miratim me procedurë të shkurtuar të Ligjit për mbrojtje shëndetësore.

Në rend dite të seancës së 64-të janë edhe propozimet e shtuara të ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, për punë të brendshme, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Policiu, për ndryshim të ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për metrologji, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për strehim, për shkollat e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, të gjitha në lexim të dytë. Pastaj ndryshimet në ligjet për bibliotekat dhe çmimet shtetërore dhe ndryshimet në ligjin për peshkimin dhe akuakulturën, në lexim të dytë. mb/

Foto: printskrin

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR