• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvendi e miratoi Vendimin për vazhdimin e afatit për gjendjen e krizës me energjinë e ngrohjes në Qytetin e Shkupit

Kuvendi e miratoi Vendimin për vazhdimin e afatit për gjendjen e krizës me energjinë e ngrohjes në Qytetin e Shkupit
Shkup, 16 shkurt 2022 (MIA) - Kuvendi me 59 vota "pro", asnjë kundër dhe abstenim, e miratoi Vendimin me të cilin aprovohet vazhdimi i afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në Qytetin e Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë për ngrohje, mundësisë për përdorimin e lëndëve alternative djegëse dhe kushteve në tregun e energjisë për ngrohje, në kuadër të seancës së 63-të. Gjendja e krizës do të zgjasë deri më 30 prill të vitit 2022. Qeveria, konkretisht Elektranat Maqedonisë së Veriut, duhet të marrin obligimin për furnizim me energji ngrohëse kundrejt BEG si furnizues në kushtet kur çmimi i energjisë është rritur për 40 për qind. Për opozitën, qytetarët nuk duhet të paguajnë fatura më të larta për shkak të punës së pakujdesshme të Qeverisë, përkatësisht të institucioneve që nuk kanë ditur ta menaxhojnë krizën energjetike. Për shumicën qeverisëse, Qeveria u përgjigjet me kohë dhe në mënyrë efikase të gjitha sfidave, në interes të qytetarëve dhe ekonomisë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi elaboroi se nëse kjo krizë do të lihej në përgjegjësinë e Qytetit të Shkupit dhe duke pasur parasysh infrastrukturën e dhjetë komunave të Shkupit, atëherë do të dështonte i gjithë sistemi elektrik në vend  sepse nënstacionet në këto komuna nuk janë në gjendje për të marrë kapacitetet shtesë, nëse kalohet nga ngrohja qendrore në ngrohje me energji elektrike. Ai u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin këtë Projekt-vendim. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Angellevska, tha se aktualisht në vend janë katër situata krize, për të cilat Qeveria nuk ndjen përgjegjësi, por fajin ia kalon tjetër kujt. Sipas saj, EMV është shembull i papunësisë dhe opozita dyshon nëse paratë e Buxhetit do të shkojnë atje ku duhet. Në replikë për Angellevskën, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se kriza energjetike është krizë të cilën duhet ta ndajmë të gjithë. Ai e përkujtoi vendimin e vitit 2012, në të cilën u dha urdhër që të formohet BEG për të marrë nën kontroll Ngrohtoren-Shkup, në kundërshtim me ligjin, për çka në vitin 2019 janë ngritur kallëzime penale. "Për këtë arsye Shkupi nuk ka energji të ngrohjes çfarë duhet të ketë. Disa nga personat që i kanë lëshuar urdhrat e këtillë sot po e mbledhin ajkën, ndërsa banorët e Shkupit janë duke qëndruar në dhoma të ftohta", tha Spasovski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR