• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kuvendi e miratoi Ligjin për hua prej 500 milionë eurove nga Hungaria

Kuvendi e miratoi Ligjin për hua prej 500 milionë eurove nga Hungaria

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Kuvendi sot me 65 vota "pro" e votoi Ligjin për hua të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua prej gjysmë miliardë euro nga Qeveria hungareze, me procedurë të shkurtuar.

Gjatë debatit të përgjithshëm për ligjin e vazhdimit të seancës së 14-të, opozita akuzoi se marrëveshje për hua është bërë prapa dyerve të mbyllura, me qëllime përfundimisht të dyshimta dhe sjell pasoja të mëdha politike dhe ekonomike me rritje enorme të borxhit publik. Përballë tyre, nga VMRO-DPMNE porositën se procedura është transparente dhe se për herë të parë ka hua për të cilin dihet parapraikisht për çka do të shpenzohet dhe se do t'u ndihmohet komunave dhe ekonomisë.

Kredia nga Banka hungareze e Eksport-Importit, një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, do të tërhiqet në një këst, afati i shlyerjes është 15 vjet, duke përfshirë një periudhë mospagimi prej tre vjetësh, dhe norma e interesit është fikse në 3.25 për qind. Ai do të shlyhet me 24 këste gjashtëmujore, në datat 15 shkurt dhe 15 gusht të çdo viti.

Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski shpjegoi kushtet për kredinë dhe tregoi se shteti do t'i paguajë Bankës hungareze për Eksport-Import komision për çdo pasuri të patërhequr financiare në vlerë prej 0,5 për qind të kredisë, në baza vjetore.

"Pas miratimit të ligjit dhe nënshkrimit të dekretit nga presidentja, planifikojmë të nënshkruajmë kontratën menjëherë dhe këto komisione nuk do të paguhen në këtë bazë", tha Jankullovski.

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, ka theksuar se shteti do të jetë debitor dhe do të paguajë edhe provizione një kompanie që nuk do ta zgjedhë vetë.

"Në këtë rast, përveç provizionit prej 0,5 për qind, marrim edhe shpenzime të fshehura për shërbime juridike, të cilat në thelb nuk kanë të bëjnë me institucionet maqedonase. Paraqiten shpenzime të fshehura për të cilat dëgjojmë pak ose nuk lexojmë kurrë. Nuk thuhet gjëkundi sa është shuma e shpenzimeve të fshehura të kompanisë së përzgjedhur konsulente, kështu që vetëm Qeveria i di 70 mijë eurot dhe ndoshta 700 mijë apo 7 milionë të imagjinuara, por së shpejti do të shohim në financa të hapura", tha Bytyqi.

Sipas tij, kjo kredi lë hapësirë ​​për manipulime politike dhe korrupsion dhe huadhënësit e huaj mund të vendosin kushte që do të jenë të pafavorshme për vendin tonë dhe do të ndikojnë në politikat tona të brendshme dhe të jashtme.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka ndërprerë seancën për shkak të mungesës së kushteve të punës për pjesën tjetër të pikave të rendit të ditës. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR