Kuvendi e hodhi poshtë interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski
- Kuvendi sonte e hodhi poshtë interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski. "Kundër" interpelancës, kanë votuar 72 deputetë, 20 "pro" dhe nuk pati asnjë abstenim. Interpelanca e ngritur nga "E Majta" u mbështet nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Bazohet në dhjetë baza, pesë prej të cilave lidhen drejtpërdrejt me aksidentin tragjik në Koçan, në të cilin humbën jetën 62 persona dhe u lënduan gati 200 të tjerë.
- Post By Melahat Baftija
- 20:12, 29 prill, 2025

Shkup, 29 prill 2025 (MIA) - Kuvendi sonte e hodhi poshtë interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski. "Kundër" interpelancës, kanë votuar 72 deputetë, 20 "pro" dhe nuk pati asnjë abstenim. Interpelanca e ngritur nga "E Majta" u mbështet nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Bazohet në dhjetë baza, pesë prej të cilave lidhen drejtpërdrejt me aksidentin tragjik në Koçan, në të cilin humbën jetën 62 persona dhe u lënduan gati 200 të tjerë.
Debati u shënua nga akuza të ndërsjella për dështime institucionale, përgjegjshmëri politike dhe paaftësi në përballimin e sfidave të sigurisë. E majta e akuzoi Toshkovskin për kryerje të papërshtatshme të funksionit të tij, duke vepruar në një mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, gjë që çoi në një sërë veprimesh të paligjshme, skandalesh dhe transferimesh personeli në MPB.
Sipas Të Majtës, MPB-ja dështoi duke dhënë miratimin që objekti të përmbushë kërkesat për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike, plus sigurinë në trafik si pjesë e përgjegjësive të veta për kontrollin e orarit të punës, zhurmës dhe praninë e të miturve pas mesnatës, shërbimin e alkoolit dhe përdorimin e substancave narkotike. Pesë bazat e mbetura për interpelancë lidhen me qytetarët e arrestuar në zonën e Gostivarit të cilët po pastronin një kishë, mosveprimin gjatë djegies së flamurit maqedonas gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, vjedhjen e marihuanës që ruhej nga policia, rastin e arrestimit dhe ndalimit të truprojës së kryeministrit për zbulimin e sekreteve zyrtare dhe, siç thonë ata, politikën katastrofike të personelit në Ministri të mbushur me nepotizëm dhe kronizëm.
Ministri Toshkovski gjatë debatit tha se nuk ka frikë nga përgjegjësia dhe se mbetet në detyrë për t'u përballur me të vërtetën dhe për të sqaruar të gjitha dilemat. Ai trajtoi të gjitha pikat e interpelancës, përfshirë ngjarjen tragjike në diskotekë në Koçan, duke theksuar se në këtë rast Ministria e Punëve Brendshme nuk bëri asnjë lëshim. Ai theksoi se licenca për diskotekën "Puls" ishte e falsifikuar, ndërsa sa i përket piroteknikës, theksoi se MPB-ja vepron në përputhje me ligjin.
Toshkovski theksoi se institucionet po marrin masa për të gjitha rastet e hapura, përfshirë vjedhjen e marihuanës në Karbinci, keqpërdorimin e dokumenteve zyrtare nga një oficer policie dhe protestat që lidhen me rastin me kishën në Galate. Ai hodhi poshtë pretendimet për paragjykime etnike dhe akuzoi struktura të caktuara në BDI dhe LSDM për përpjekje për të destabilizuar vendin. mb/
Foto: printskrin