• e premte, 20 mars 2026

Kuvajti njoftoi se një tjetër rafineri e naftës është goditur me dronë

Kuvajti  njoftoi se një tjetër rafineri e naftës është goditur me dronë

Kuvajt, 19 mars 2026 (MIA) – Korporata e Naftës e Kuvajtit  (Kuwait Petroleum Corporation) njoftoi se një rafineri e dytë nafte u godit nga një dron, pas së cilës shpërtheu zjarr.

Sipas agjencisë së lajmeve të Kuvajtit, kompania ka theksuar se një dron ka goditur një nga njësitë operative në rafinerinë "Mina Abdulla" (Mina Abdullah) në pjesën jugore të vendit.

Janë marrë të gjitha masat e nevojshme të kujdesit për të siguruar sigurinë e punëtorëve dhe për të siguruar objektin, shtohet në kumtesën.

Siç është publikuar më parë, një zjarr shpërtheu edhe në rafinerinë Mina al-Ahmadi të Kuvajtit pasi u godit nga një dron, pas së cilës kompania njoftoi se nuk ka të lënduar. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR