• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuvajti blen dronë luftarakë të Turqisë për 367 milionë dollarë

Kuvajti blen dronë luftarakë të Turqisë për 367 milionë dollarë

 Kuvajt, 14 qershor 2023 (MIA) - Kuvajti ka nënshkruar marrëveshje në vlerë 367 milionë dollarë për blerjen e fluturakeve luftarakë pa pilot TB2 nga kompania turke Bajkar.

Droni Bajraktar TB2 mund të mbajë bomba të lehta me drejtim lazer dhe mund të fluturojë vazhdimisht deri në 27 orë. 

Shefi i Operacioneve të Forcave Ajrore të Kuvajtit, gjenerali Fahad Al Dosari, në një video-mesazh në Tuiter theksoi se flota fluturakeve pa pilot mund t'i mbështesë marinën dhe rojet bregdetare dhe rojën bregdetare dhe t'i monitorojë kufijtë detarë dhe tokësorë. 

 Ai shtoi se fluturaket pa pilot mund të "kryejnë misione zbulimi dhe targetimi" dhe të ndihmojnë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

 Bajkar dhe qeveria e Kuvajtit nuk saktësuan se sa dronë do të blihen dhe kur do të dorëzohen. ar/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR