• e diel, 22 dhjetor 2024

Kush ishte lideri i Hamasit, Jahja Sinvar?

Kush ishte lideri i Hamasit, Jahja Sinvar?

18 tetor 2024

Gardian

Ushtarët izraelitë e vranë liderin e Hamasit, Jahja Sinvar, i cili konsiderohej organizator i sulmit të ekstremistëve palestinezë në jug të Izraelit më 7 tetor. 

Sinvar është "eliminuar" të mërkurën në Tel Sulltan, një lagje në qytetin më jugor të Gazër, Rafah, kumtoi mbrëmë vonë ushtria izraelite. 

Vetëm disa ditë pas 7 tetorit, hetuesit izraelitë e identifikuan Sinvarin, liderin e atëhershëm të Hamasit në Gazë, jo vetëm si organizatorin kryesor të atij sulmi të papritur, të quajtur "përmbytje në Al-Aksa", por kuptuan se ai e kishte planifikuar dhe organizuar sulmin pothuajse vetëm, shkruan Gardian britanik.

Për sulmin e dinin vetëm një numër i vogël i bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, ndërsa disa vetëm pak ditë para sulmit. 

Në sulmin e humbën jetën rreth 1200 persona, kryesisht civilë, ndërsa u morën më shumë se 250 pengje, që shkaktoi ofensivë izraelite. Deri më tani janë vrarë më shumë se 42.000 njerëz në Gazë dhe janë shkatërruar pjesë të mëdha të enklavës palestineze. 

Sinvar iu shmang përpjekjeve izraelite për ta kapur atë që nga fillimi i luftës në Gazë, ndërsa është vrarë rastësisht, siç thuhet në raportin, kur ushtraët izraelitë panë disa ekstremistë duke hyrë në një ndërtesë në qytetin jugor Rafah.

Gjatë kohë mendohej se Sinvar po planifikonte strategjinë e Hamasit në Gazë, duke u fshehur në tunelet e gërmuara nën territor.

Ai e konsolidoi pushtetin e tij dhe u bë lideri kryesor i Hamasit këtë verë pas vrasjes së liderit politik të organizatës Ismail Hania në sulmin në Teheran për të cilin u akuzuar Izraeli.

Sinvar ka lindur në një kamp refugjatësh në Kan Junis në vitin 1962, ndërsa familja e tij u largua nga shtëpia e tyre së bashku me qindra mijëra palestineze të tjerë gjatë luftërave në të cilat është krijuar shteti Izrael.

Një e kaluar e tillë besohet të ketë luajtur një rol të madh në vendimin e tij për t'u bashkuar me Hamasin në vitet 1980.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 1982, ndërsa pas lirimit nga burgu ishte një nga bashkëthemeluesit e një organizate, qëllimi i së cilës ishte të çrrënjoste bashkëpunëtorët palestinezë të qeverisë së Izraelit, shkruan Independent.

Ai më vonë u bë anëtar i policisë së Hamasit, sipas Qendrës informative palestineze. Ata e konsideruan atë brutal dhe të pamëshirshëm, ndaj e quajtën "Kasapi nga Kan Junis".

Përsëri u arrestua në fund të viteve të viteve 1990 kur e pranoi vrasjen e 12 bashkëpunëtorëve të dyshuar izraelitë, pas së cilës u dënua me katër burgime të përjetshme për krime, përfshirë edhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë.

Dyshohet se ai ka tentuar disa herë të arratiset, ndërsa një herë ka hapur një gropë nën dyshemenë e qelisë së burgut, duke shpresuar se arratisja e tij do të ketë sukses.

Ai kaloi më shumë se dy dekada në një burg izraelit dhe e mësoi gjuhën hebraike dhe e njihte mirë shoqërinë izraelite. 

Gjatë qëndrimit të tij në burg, ai i tha një gazetarit italian se burgu është vendimtar, se i jep kohë të mendonte për çmimin që ishte i gatshëm ta paguante për atë në të cilën besonte. 

Në vitin 2008 iu diagnostifikua tumor në tru, ndërsa u mjekua nga një mjek izraelit para se të lirohej në vitin 2011 së bashku me 1000 të burgosur të tjerë në këmbim për një ushtar izraelit. 

Pas kthimit në Gazë, ai shpejt përparoi në drejtimin e Hamasit.

Në vitin 2017, kur u bë lider i Hamasit në territor, ai bashkëpunoi me Hanian për të harmonizuar organizatën ekstremiste me Iranin përmes përforcimit të aftësisë së saj ushtarake. Ai u bë lider i Hamasit në Gazë për herë të dytë në vitin 2021.

Në nentor të vitit të kaluar, ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Gallant deklaroi se Sinvar është i izoluar në bunkerin e tij, i shkëputur nga rrethina dhe se zinxhiri i tij komandues po dobësohej.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac, e konfirmoi vrasjen e Sinvar, duke vlerësuar se kjo është një shtysë e madhe për ushtrinë izraelite dhe kryeministrin izraelit pas serisë së vrasjeve të liderëve të shquar të armiqve të tyre në muajt e fundit. 

Besohet se sulmdi ndaj Izraelit është organizuar nga Sinvar me Muhamed Deif i cili u vra në një sulm izraelit në Gazë në korrik, muajin e njëjtë me Hanian në kryeqytetin e Iranit, Shërbimi publik izraelit Kab publikoi se Sinvar është vrarë "rastësisht" dhe se në kostumin e tij janë gjetur para dhe dokumente false. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR