• e diel, 15 dhjetor 2024

Kush është Ibrahim Akil i cili u vra në sulmin e sotëm në Bejrut

Kush është Ibrahim Akil i cili u vra në sulmin e sotëm në Bejrut

Bejrut, 20 shtator 2024 (MIA) - Akil, i njohur edhe si Tahsin, ka qenë një operativ kyç i Hezbollahut  që nga themelimi i grupit në fillim të viteve 1980-të, raportoi Al Xhezira.

Ashtu si shumica e zyrtarëve të lartë ushtarakë të Hezbollahut, Akil ishte një figurë në hije, nuk bënte deklarata publike apo paraqitje publike.

Sipas Departamentit amerikan të shtetit, ai ka shërbyer në organin më të lartë ushtarak të grupit - Këshillin xhihadist.

SHBA vitin e kaluar ofroi një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për informacionin që çon në identifikimin ose arrestimin e tij. Uashingtoni e akuzoi atë për përfshirje në një sulm vetëvrasës të vitit 1983 në kazermat e marinës amerikane në Bejrut që vrau 241 amerikanë gjatë luftës civile libaneze.

Në vitin 2019, SHBA e shpalli atë si "terrorist global".

Edhe pse grupi libanez nuk i publikon radhët e anëtarëve të tij, ushtria izraelite pretendon se Akil ishte kreu i njësisë Radvan, forcave elitare të Hezbollahut. sa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR