• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Zgjidhjet njëkombëshe nuk janë të mundura

Kurti: Zgjidhjet njëkombëshe nuk janë të mundura

Prishtinë, 10 mars 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot deklaroi se pret që të arrihet marrëveshje në takimin e radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër dhe përsëri e hodhi poshtë mundësinë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

"Marrëveshjen u desh ta nënshkruanim më 27 shkurt. Për fat të keq, presidenti i Serbisë nuk donte. Kjo marrëveshje bazë, e propozuar nga BE-ja, përfaqëson bazë solide për përparim dhe shpresoj se përfundimisht do ta arrijmë më 18 mars", deklaroi Kurti për Euronjuz.

Ai përsëriti se nuk do ta përmbushë kërkesën e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

"Këtu jam si kryeministër i të gjithë qytetarëve, pa dallim të identitetit të tyre kombëtar, përkatësisë kombëtare ose fetare. Prandaj, dua të jenë të kënaqur të gjithë qytetarët në bazë të të drejtave, nevojave dhe kërkesave të tyre. Zgjidhje njëkombëshe, për shkak të rendit juridik të republikës sonë demokratike, nuk janë të mundshme", theksoi Kurti. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR