• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kurti thirret të dëshmojë në mbrojtje të një serbi të akuzuar për krime të luftës në Kosovë

Kurti thirret të dëshmojë në mbrojtje të një serbi të akuzuar për krime të luftës në Kosovë

Prishtinë, 10 gusht 2023 (MIA) - Avokati Dejan A. Vasiq, i cili është përfaqësues ligjor i serbit D.M., i akuzuar për krime të luftës në luftën 1998-99, i bëri thirrje kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti p të dëshmojë në procedurën që po zhvillohet kundër klientit të tij, lajmëroi portali kosovar në gjuhën serbe "KoSSev".

Pasi që sot e dorëzoi lutjen në arkivin e Qeverisë në Prishtinë, të cilën ia shtoi kërkesës për dëgjim të dëshmitarëve drejtuar Prokurorisë speciale të Kosovës për krime të luftës, Vasiq deklaroi se në ditët në vijim pret përgjigje pozitive dhe caktim të terminit për dëgjimin e Kurtit.

Duke përmendur se Kurti ka qenë i arrestuar në kohën kur D.M. ka punaur në burgun e qarkut në Prishtinë, avokati Vasiq tha se pret nga kryeministri i Kosovës të thotë "disa fjalë për kredibilitetin e të dyshuarit dhe për veprimet e tij" ndaj disidentit të atërhershëm, ndërkaq tani kryeministër.

"I ka bërë shoqëri derisa ka qenë në qeli, i ka sjellë libra prë të lexuar dhe me të ka kaluar kohë në biseda... Shpresoj se në këtë mënyrë do ta heqim dyshimin dhe do të dëshmojmë se D.M. nuk ka bërë asgjë të keqe kur ka qenë i punësuar në Burgun e qarkut në prishtinë. mendoj se kurti do të kujtohet për këtë dhe do ta thotë këtë", deklaroi Vasiq për "KoSSev".

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, serbi i Kosovës D.M. u arrestua më 21 qershor të këtij viti në Kishnicë, në afërsi të Graçanicës, nën akuzën për krime të luftës në luftën e kosovës në vitin 1998-99.

Ministri i Kosovës i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me atë rast deklaroi se D.M. dyshohet se, në cilësinë e rojes në burgun në Lipjan në periudhën e përmendur, "ka kryer tortura dhe dhunë jonjerëzore ndaj shqiptarëve të burgosur, në bashkëpunim me persona tët jerë".

Një ditë pas arrestimit,D.M. i është caktuar paraburgim prej 30 ditëve. Avokati i tij, Vasiq, dhe paralajmëroi se do të parasjhtrojë kërkesë për dëgjimin e Kurtit në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes, përkatësisht atë do ta propozojë në dëgjimin e djeshëm të klientit të tij nga ana e prokurorit special. ab/

Foto: KoSSev

QËNDRONI TË LIDHUR