• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Serbia po vazhdon t’i mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve

Kurti: Serbia po vazhdon t’i mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve

Prishtinë, 31 mars 2024 (MIA) - Kryeministri  i Kosovës Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve, lajmëroi korrspondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në postimin  në faqen e tij në në Fejsbuk, Kurti ka thënë se mbi 950 shqiptarë janë nxjerrë nga pesë varreza masive në Serbi janë vratë në luftën nga viti 1998-99. 

"Ende mungon pranimi i së vërtetës nga Serbia dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Si Qeveri e Republikës së Kosovës, ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur së kërkuari ndriçimin e së vërtetës dhe drejtësi për krimet e luftës", ka shkruar Kurti. 

Ai ka përkujtuar se më 31 mars 1999, në shtëpinë e familjes Kumnova në Gjakovë, forcat serbe rrëmbyen dhe vranë gjashtë burra e djem civilë.  

“Pasi i rrëmbyen, ata i vranë dhe i zhdukën. Serbia ua rrëmbeu edhe kufomat, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Në vitin 2011, trupat e tyre u gjetën në Batajnicë në periferi të Beogradit. Mes tyre nuk ishte Albioni. Albioni ishte 21-vjeç. Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e tij. Ҫerek-shekulli pritje e përpjekje për të vërtetën për të zhdukurit me dhunë nga Serbia. Sot, në këtë përvjetor, duke përkujtuar të birin e vetëm të familjes Kumnova, kujtojmë më të dashurit e familjeve të shumta të popullit tonë të cilët u rrëmbyen e zhdukën me dhunë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Nderojmë sakrificën për shtetin tonë të lirë. Qëndresa e Nënës Nesrete dhe Bacës Muharrem Kumnova na mbanë të fortë të gjithëve", ka përfunduar Kurti. 

 Ai porositi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në zbulimin e të vërtetës dhe nuk do të ndalet të kërkojë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës të kryera nga regjimi i liderit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

 "Sot, në këtë përvjetor, duke përkujtuar të birin e vetëm të familjes Kumnova, kujtojmë më të dashurit e familjeve të shumta të popullit tonë të cilët u rrëmbyen e zhdukën me dhunë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Nderojmë sakrificën për shtetin tonë të lirë. Qëndresa e Nënës Nesrete dhe Bacës Muharrem Kumnova na mbanë të fortë të gjithëve", ka përfunduar Kurti.

 

QËNDRONI TË LIDHUR