• e premte, 22 nëntor 2024

Kurti: Së pari Marrëveshja e Brukselit, e më pas edhe ajo e Uashingtonit

Kurti: Së pari Marrëveshja e Brukselit, e më pas edhe ajo e Uashingtonit

Prishtinë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot deklaroi se duhet të zbatohet Marrëveshja e vitit të kaluar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe se pret "insistim plotësues" nga Komisioni evropian për nënshkrim të asaj marrëveshjeje.

"Ajo është marrëveshja më e re që e kemi dhe ajo është marrëveshje në të cilën mora pjesë dhe e pranova", tha Kurti duke u përggjigjur në pyetjen nëse Marrëveshja e Uashingtonit do të ishte e pranueshme për të, nëse administrata e re amerikane insiston në implementimin e saj.

"Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, e cila është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes de facto të njëra-tjetrës", tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë.

Vitin e kaluar Kosova dhe Serbia gojarisht e pranuan Marrëveshjen për rrugë drejt normalizimit të marrëdhlnieve në kuadër të dialogut me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe aneksit të saj nga Ohri.

Në vitin 2020, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nënshkruan marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, kryesisht për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Kurti më vonë e kritikoi ashpër si jokushtetuese. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR