• e premte, 22 nëntor 2024

Kurti: Qëllimi është një partneritet edhe më të fortë me SHBA-në

Kurti: Qëllimi është një partneritet edhe më të fortë me SHBA-në

Prishtinë, 11 janar 2023 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Shole, deklaroi se Kosova synon një partneritet edhe më të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç bëri të ditur Qeveria e Kosovës, Kurti e ka informuar Sholen për arritjet e  Kosovës dhe njëherësh ka shprehur falënderim “për vizitën, komunikimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin e SHBA-së si partner dhe aleat i pazëvendësueshëm, duke i theksuar qëllimet e vendit për një partneritet edhe më të fortë me SHBA-në  dhe integrimin në NATO”.

"Është biseduar edhe për procesin e dialogut, planin evropian dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është theksuar nevoja për një angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikimin e përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke", thuhet në kumtesë.

Në takimin me kryeministrin morën pjesë edhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit  për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar, zëvendësndihmës sekretari i Mbrojtjes për Politikë Evropiane dhe NATO, Spenser Bojer dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Xhefri Hovenier. .

Pas takimit me Kurtin në Ambasadën Amerikane, Shole pati një takim të përbashkët me liderët e disa partive në Kosovë. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR