• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Prani e zvogëluar policore për 25 për qind, përgatitje për zgjedhje të parakohshme

Kurti: Prani e zvogëluar policore për 25 për qind, përgatitje për zgjedhje të parakohshme

Prishtinë, 18 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sit se ka filluar të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në veri, me ç'rast ka përmendur reduktimin prej 25 përqndëve të Policisë në ndërtesate komunave veriore.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë me 25 për qind në tre ndërtesat e komunave veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme”, ka shkruar kryeministri Kurti në Tuiter.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, ka theksuar se vendi po zbaton me mirëbesim “marrëveshjen me BE-në të arritur në Bratislavë për de-përshkallëzimin”.

Kurti të hënën është takuar me Lajçakun në kuadër të një simpoziumi ndërkombëtar të mbajtur në Greqi dhe pas takimit ka thënë se ka pasur një bisedë të gjatë me të për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. mb/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR