Kurti paralajmëroi se do të bisedojë me opozitën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi sot se do t'i ftojë liderët e partive opozitare në diskutim në Kuvend mbi zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
- Post By Fami Bajrami
- 12:59, 30 mars, 2026
Prishtinë, 30 mars 2026 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi sot se do t'i ftojë liderët e partive opozitare në diskutim në Kuvend mbi zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Ai tha se beson se është e nevojshme të sigurohet prania e të paktën 84 deputetëve që Kuvendi të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës.
"Do t'i ftoj kryetarët e partive opozitare të shohim se si mund të arrijmë numrin prej të paktën 80 deputetë dhe e përsëris - nuk besoj se është mirë të kemi vetëm 80 ose 81 deputetë. Na nevojiten midis 84 dhe 86 deputetë për të qenë të sigurt se mund ta zgjedhim presidentin", deklaroi Kurti para gazetarëve në Prishtinë pas seancës qeveritare.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës para pesë ditësh lëshoi aktvendim duke i dhënë Kuvendit 34 ditë për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.
Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, parlamenti do të shpërndahet dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen brenda 45 ditëve, ose deri më 7 qershor.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me shumicë prej dy të tretash në dy raundet e para të votimit ose me 61 vota në raundin e tretë, por që seanca të mbahet nevojitet prania e 80 deputetëve në sallë.
Mandati pesëvjeçar i presidentes aktuale, Vjosa Osmani skadon më 5 prill.
Osmani shprehu gatishmërinë e saj edhe për një mandat tjetër, por nuk u nominua për këtë funksion.
Foto: arkivi i MIA-s