• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kurti paralajmëroi prezencën e tij në Bruksel nesër për takim me Borellin

Kurti paralajmëroi prezencën e tij në Bruksel nesër për takim me Borellin

Romë, 21 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi sot se nesër do të udhëtojë nga Roma për në Bruksel për një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut me Beogradin të thirrur nga shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell.

Kurti ka njoftuar në Tuiter se në Bruksel do të insistojë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

"E përcaktova rrugën time nesër nga Roma të shkoj në Bruksel dhe konfirmoj pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë Borell", theksoi Kurti. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR