• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti përmes videos prezanton një pjesë të furnizimeve më të reja me armë të Forcave të Sigurisë së Kosovës

Kurti përmes videos prezanton një pjesë të furnizimeve më të reja me armë të Forcave të Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 20 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një video të publikuar në faqen e tij në Fejsbuk, i prezantoi disa nga furnizimet më të reja të armëve për Forcat e Sigurisë së Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kurti kumtoi se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, mbrëmë e vizitoi njërën prej depove të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), ku ndodhen furnizimet e fundit me armë.

"Jam jashtëzakonisht i lumtur për këto furnizime që i bëtë si Ministri e Mbrojtjes dhe FSK. I falënderoj nga zemra komandantin e armatës sonë, gjeneral-nënkolonelin Bashkim Jashari dhe ministrin Ejup Maqedonci, që për kohë rekorde, për 10 muaj jo të plotë blerje, arritën t'i sjellin furnizimet këtu në Kosovë", thotë Kurti në video.

Ai përmendë se armët bashkëkohore janë pejsë e furnizimeve të vazhdueshme që i bën FSK-ja dhe është "vetëm një pjesë e voglk e sasisë më të madhe të armatimit këmbësorik që ndonjëherë e kemi marrë".

"Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe çdoherë do të jetë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit tonë dhe integritetit territorial dhe të mirëmbajtjes së paqes dhe sigurisë", porositi Kurti. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR