• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm se rrit tensionet

Kurti: Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm se rrit tensionet

Prishtinë, 23 qershor 2023 (MIA)- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel për situatën në shtet.

“Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm se rrit tensionet dhe ndihmon ata që duan përshkallëzim”, shkroi Kurti në Tuiter.

Sipas tij, stërvitjet e Forcave të Sigurisë së Kosovës në pjesën jugore të Mitrovicës po zhvillohen në kuadër të aktiviteteve të rregullta, për të cilat KFOR-i është plotësisht i informuar.

 “Dezinformomi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar Kurti. Ai ka thënë se serbi i arrestuar në veri gjatë ditës është kapur “bazuar në dëshmitë e bollshme dhe në përputhje me Kodin e procedurës penale të Kosovës”.

Boreli përmes Tuiterit, madje drejtoi porosi se është shumë i shqetësuar nga situata në pjesën veriore të Kosovës.

“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe marshimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, ka shkruar Boreli.

 

QËNDRONI TË LIDHUR