• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti për vrasjen e Vanja Gjorqevskës dhe Liridona Ademaj: Nuk mjafton arrestimi i autorëve, duhen dënime të merituara

Kurti për vrasjen e Vanja Gjorqevskës dhe Liridona Ademaj: Nuk mjafton arrestimi i autorëve, duhen dënime të merituara

Prishtinë, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se autorëve të rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska në Maqedoninë e Veriut dhe të vrasjes së porositur të 30-vjeçares Liridona Ademaj në Kosovë nga ana e burrit të saj, duhet t'u shqiptohet dënim i merituar që krimet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke folur në konferencën e sotme rajonale të organizuar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës, të titulluar “Të bashkuar kundër dhunës - mjaft!”, Kurti tha se dy vrasjet “rëndojnë në mendjet dhe zemrat e të gjithëve” në të dyja vendet.

Sipas kryeministrit të Kosovës, vënia pas hekurave të autorëve dhe autorëve të vrasjes së Liridona Ademajt dhe Vanja Gjorçevskës nuk është e mjaftueshme, por gjykatat duhet t'i trajtojnë si prioritet edhe rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

"Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj dhe rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares (Vanja Gjorçevska) në Shkup, po rëndojnë në mendjet dhe zemrat e të gjithëve. Porositësit dhe kryerësit e ngjarjes së Liridonës janë arrestuar dhe janë vënë pas hekurave", tha Kurti.

Ai vlerësoi policinë “të shpejtë si gjithmonë, duke vepruar shpejt dhe me efikasitet të lartë”, ndërsa i bëri thirrje sistemit të drejtësisë që t'i kushtojë më shumë vëmendje rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave.

"Nuk mjafton vetëm arrestimi. Sepse e dinë që ka raste të ngjashme dhe të shumta, kur kriminelët lirohen dhe aktet përsëriten edhe më keq se herën e parë. I gjithë sistemi i drejtësisë duhet të ketë prioritet rastet e dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si të themi ndryshe se duhet ndëshkimi i merituar. Zbutja e dënimit inkurajon përsëritjen e veprës", tha Kurti. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR