• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Për tre vjet kemi dyfishuar investimet e huaja në Kosovë

Kurti: Për tre vjet kemi dyfishuar investimet e huaja në Kosovë

Prishtinë, 20 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se qëllimi i tij është të tërheqë investime të huaja direkte për të sjellë punësim cilësor dhe vlerë të lartë, duke shtuar se investimet në tre vitet e kaluara, që kur ai është në pushtet, dukshëm janë rritur, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në mbledhjen e sotme të parë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, Kurti tha se në tre vitet e fundit investimet e huaja direkte janë dyfishuar, po ashtu edhe eksporti.

"Kemi për qëllim të tërheqim investime të huaja direkte që sjellin punësim me vlerë dhe cilësi të lartë për qytetarët tanë. Në këtë drejtim, qeveria jonë ka ndërtuar një bazë të mirë për përmirësime të mëtejshme. Vetëm në tre vitet e fundit janë dyfishuar investimet e huaja direkte si dhe eksporti", tha Kurti.

Sipas një komunikate nga zyra e tij, kryeministri i Kosovës deklaroi se raporti ndërmjet eksportit dhe importit është rritur nga pothuajse 1 në 9 sa ishte më parë, edhe më mirë se 1 me 6.

Kryeministri i Kosovës deklaroi se qeveria e tij ka krijuar një mjedis të barabartë investues për të gjithë përmes ndërhyrjeve legjislative.

"Kemi vendosur si prioritet të lartë reformën e kuadrit ligjor dhe rregullator, për të minimizuar barrën administrative dhe për të siguruar kushte të barabarta për të gjithë. Kjo përfshin stimujt fiskalë për sektorët kyç dhe investimet në infrastrukturë dhe arsim, për të përgatitur fuqinë punëtore të Kosovës për sfidat e ardhshme. Qeveria jonë është fokusuar në lidhjen e tregut të punës me arsimin dhe aftësimin profesional", tha Kurti. qa

 

 

 
 

 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR