• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kurti: Për ngjarjet në veri të Kosovës do të flas më vonë

Kurti: Për ngjarjet në veri të Kosovës do të flas më vonë

Prishtinë, 26 maj 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi se sot më vonë do të flasë për ngjarjet në veri të Kosovës, gjegjësisht për intervenimin e policisë së Kosovës kur kryetarët e rinj hynë në ndërtesat e pushtetit lokal në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Gjatë vizitës së tij në Akademinë Kosovare për Siguri Publike në Vuçitërn, Kurti refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve për ngjarjet në veri të Kosovës.

Konferenca për media në të cilën Kurti do të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nuk është publikuar ende. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR