• e premte, 22 nëntor 2024

Kurti: Nuk kam marrë ultimatum nga ndërkombëtarët, problemet nuk zgjidhen me trysni

Kurti: Nuk kam marrë ultimatum nga ndërkombëtarët, problemet nuk zgjidhen me trysni

Prishtinë, 7 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk ka marrë kurrfarë ultimatumi nga komuniteti ndërkombëtar lidhur me situatën në veri tl Kosovës dhe porositi se "punët nuk mund të rregullohen me presione dhe me përmendje të pasojave", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Deklarata e Kurtit, e dhënë në Mitrovicë ku mori pjesë në manifestimin sportiv, paraqet përgjigje ndaj paralajmërimit të të dërguarve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, se Kosova do të bartë pasoja nëse deri në fund të ditës së sotme nuk i përmbushë kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për qetësim të situatave në veri të Kosovës, ku serbët lokal protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë në komunat me populaltë shumëc serbe.

Kurti tha se në takimin me Lajçakun dhe Eskobarin, të mbajtur parmbrëmë në prishtinë, u ka ofruar atyre mënyrë të sigurt për dalje nga kriza në veri të Kosovës, ndërsa për problemet në atë rajon tha se janë "shkaktuar nga strukturat ilegale nga Serbia.

"Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam bashkëbiseduam me emisarët evropian dhe amerikan për dy orë. Unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale. E para është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm dhe të grupeve kriminale", deklaroi Kurti.

Për trazirat e protestave në komunat me popullatë shumicë serbe, Kurti i akuzoi kriminelët dhe ekstremistët e dhunshëm të cilët sillen si polici fashiste", ndërsa të cilët mbështeten nga autoritetet e Serbisë.

"Të gjithë ata.... duhet sa më shpejtë të përballen me drejtësinë. Ka mes tyre të tillë të cilët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia... Ato struktura janë të udhëhequra dhe financuara nga Beogradi dhe duhet të përballen me ligjin për shkak të krimeve që i kanë kryer - nga djegja e automjeteve deri te plagosja me armë zjarri, shok-bomba dhe granata dore", tha Kurti.

Pas mënjanimit të atyre grupeve dhe pasi që të ndalen trazirat e dhunshme, porositi kryeministri i Kosovës, do të bëhet edhe ulja e numrit të policëve në objektet komunale, pas çka do të mund të fillojnë përgatitjet për proces të drejtë dhe demokratik për zgjedhje të parakohshme në komunat në veri të Kosovës.

Lidhur me vërejtjet drejtuar qeverisë së tij lidhur me tensionet në veri të Kosovës, Kurti shfaqi bindje se "do të sqarohen paqartësitë".

"Kemi sfida me emisarët edhe evropian dhe amerikan, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe ShBA-në janë të shkëlqyeshme. Kur vjen emisari evropian apo amerikan si ndërmjetësues atëherë këtu nuk është në pyetje Evropa apo Amerika, por është në pyetje raporti ynë me Serbinë", deklaroi Kurti.

"Natyrisht kjo nuk është e njëjta gjë tani", tha kryeministri i Kosovës.

"Duhet të dalloni kërkesën që na bën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, p.sh. për t’i pranuar refugjatët nga Afganistani, 1893 i kemi pranuar të gjithë, menjëherë të gatshëm, 410 prej tyre ende janë në Kosovë. Kur ShBA-ja në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale kërkon diçka prej neve ne nuk kemi dilema të themi po. Por kur emisari amerikan kërkon diçka në raportin tonë me Serbinë ne duhet të mendojmë mirë dhe të jemi të vëmendshëm dhe kujdesshëm”, tha ai.

Lajçaku dhe Eskobar, të cilët dje dhe pardje qëndruan në Prishtinë, Kurtit ia shpalosën kërkesat për ndërmarrje të masave konkrete për qetësim të situatës në veri të Kosovës. Në atë rajon, të populluar me shumicë serbe të popullatës, tashmë dy javë serbët lokal protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të komunave të cilët fituan në zgjehdjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat e atjeshme, të mbajtura në prill të këtij viti, ndërkaq të cilat serbët i bojkotuan.

Diplomati evropian dhe ai amerikan kërkuan nga Kurti, mes tjerash, tërheqje të njësive speciale të policisë dhe organizim të zgjehdjeve të jashtëzakonshme lokale në rajonin e cekur. Ata i dhanë taij afat për përmbushje të kërkesave deri në fund të ditës së sotme, duke paralajmëruar se në të kundërtën "do të ketë pasoja" për Kosovën. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR