• e diel, 22 dhjetor 2024

Kurti: Nuk e përforcojmë ushtrinë për ta sulmuar dikë por për ta mbrojtur Kosovën

Kurti: Nuk e përforcojmë ushtrinë për ta sulmuar dikë por për ta mbrojtur Kosovën

 

Prishtinë, 30 qershor 2023 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Kosova nuk e ka përforcuar ushtrinë e saj me qëllim që të sulmojë dikë, por për ta mbrojtur veten, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në ceremoninë e sotme me rastin e diplomimit të kadetëve të rinj në Qendrën e Studimeve Universitare të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kurti përmendi se në dy vitet e kaluara në FSK janë rekrutuar 1.240 ushtarë ndërsa në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë të rregullt dhe 388 ushtarë rezerv.

"Me 2.240 ushtarë për mbi dy vjet, radhët e FSK-së u rritën për 83 për qind. Ne nuk e përforcojmë ushtrinë tonë për t'i sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur veten. Për një Kosovë e cila do të jetë më e sigurt, më e drejtë dhe më e barabartë për të gjithë", deklaroi Kurti.

QËNDRONI TË LIDHUR