• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Nëse e refuzonim propozimin, do të konfrontoheshim me aleatët

Kurti: Nëse e refuzonim propozimin, do të konfrontoheshim me aleatët

Prishtinë, 13 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtri sot në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, në të cilën e prezantoi raportin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se është pranuar propozimi franko - gjerman, sepse në të kundërtën Kosova do të hyjë në konfrontim me aleatët, transmetojnë mediat e Kosovës.

Kurti para deputetëve theksoi se në mbledhjen e 20 janarit në Prishtinë diplomatët ndërkombëtarë kanë bërë të ditur qartë se ky propozim është shumë afër formatit "merre ose leje". 

“Më 20 janar 2023, diplomatët ndërkombëtarë që shoqëruan ndërmjetësuesin (BE Miroslav) Lajçak, pra diplomatët amerikanë, gjermanë, francezë dhe italianë, më dhanë disa qëndrime në këtë takim të fundit. Ata më kanë bërë të qartë se Propozimi kryesor ishte afër një formatit 'merre ose leje' tha Kurti.

Ai shtoi se nuk do të lejojë të negociohet.

“Qëndrimi i tyre ishte se i gjithë aparati diplomatik dhe politik i vendeve nga vijnë emisarët është ngritur në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe nuk mund të presim një 'jo' nga Kosova sepse do të hyjmë në rrugën e konfrontimit me ta“, tha Kurti.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës e ndërtoi qasjen e saj strategjike ndaj dialogut mbi dy qëllime parësore, njëra prej të cilave ishte përfundimi i praktikës së përfshirjes së çdo çështjeje potenciale kontestuese ndërmjet palëve në dialog.

Kurti në fjalimin e tij para deputetëve tha edhe se Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të formohet nëse nuk respektohen gjashtë parimet të cilat i bëri të ditura në mbledhjen e mëparshme të Parlamentit të Kosovës.

Duke folur për përmbajtjen e propozimit franko - gjerman, Kurti tha se ai për herë të parë është i përqendruar në marrëdhëniet e jashtme të Kosovës dhe se ka vlerë të qartë dhe gjuhë universale.

“Propozimi përcaktonte njohjen e palëve dhe parimin e integritetit territorial. Propozimi përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga obstruksioni i Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Propozimi përfshinte njohjen e dokumenteve duke përfshirë pasaportat. Propozimi përmbante dy norma lidhur me të drejtat e komunitetit serb. Dhe, në pikën e fundit është përcaktuar rregulli për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, tha kryeministri i Kosovës.

Kurti tha se ai dhe qeveria e Kosovës vlerësojnë se propozimi është bazë e mirë për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes. 

"Propozimi për herë të parë parasheh njohjen faktike të palëve. Ai përmban marrëveshje përfundimtare për njohje të ndërsjellë e cila duhet të arrihet në të ardhmen e afërt", tha Kurti. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR