• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kurti me Sarazinin: Kur në rajon shtyheshin platforma paralele, Kosova tërësisht u angazhua me Procesin e Berlinit

Kurti me Sarazinin: Kur në rajon shtyheshin platforma paralele, Kosova tërësisht u angazhua me Procesin e Berlinit

Prishtinë, 30 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kumtoi se në takimin e së enjtes me prëfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, theksoi se në kohën kur në rajon shtyheshin platforma paralele, si Ballkani i Hapur, Kosova ishte tërësisht e angazhuar në Procesin e Berlinit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën nga shërbimki qeveritar për informim ceket se Kurti në takim me Sarazinin ka kërkuar përforcim të Procesit të Berlinit si platformë e cila kërkon barazi dhe e përshpejton anëtarësimin në BE.

"Kryeministri theksoi që në kohën kur në rajon shtyheshin platforma të tjera paralele, Kosova është angazhuar plotësisht në Procesin e Berlinit duke kërkuar ri-energjizimin dhe fuqizimin e tij si një platformë që ofron barazi dhe përshpejton procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për vendet që duan të anëtarësohen", thuhet në njoftim. 

Në takim, gjithashtu, është cekur rëndësia për t'u arritur jo vetëm marrëveshje të reja para samitit të ardhshëm, por edhe të sigurohet implementimi i marrëveshjeve të cilat tashmë janë nënshkruar.

Sarazin, dje në Prishtinë, përveç me Kurtin, u tkaua edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe me liderët e partive më të mëdha opozitare, Memli Krasniqin nga PDK dhe Lumir Abdixhikun nga LDK.

Në fund të qëndrimit në Prishtinë, përfaqësuesi gjerman për rajonin mbrëmë deklaroi se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë është përgatitja e samitit të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në tetor në Gjermani dhe se për të njejtin qëllim do të vizitojë edhe vende të tjera të rajonit.

Sarazin tha se ideja është rajoni i Ballkanit Perëndimor të futet në BE dhe porositi se për atë nevojiten rezultate konkrete, por theksoi se i shqetësuar po largohet nga Kosova, në mungesë të rezultateve lidhur me Procesin e Berlinit dhe paralajmëroi për mundësinë e mungesës së lëvizjes pozitive deri më 14 tetor, kur do të mbahet samiti në Gjermani. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR