• e diel, 22 dhjetor 2024

Kurti me ambasadorët e Kuintës dhe BE-së për hapjen e urës së Ibrit, që ndan qytetin e Mitrovicës

Kurti me ambasadorët e Kuintës dhe BE-së për hapjen e urës së Ibrit, që ndan qytetin e Mitrovicës

Prishtinë, 17 korrik 2024 (MIA) - Hapja për automobila e ruës mbi lumin Ibër, e cila e ndan qytetin e Mitrovicës në pjesën jugore dhe veriore - njëra e banuar me shqiptarë dhe tjetra me shumicë serbe, ishte tema e takimit që kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi sot me ambasadorët e vendeve të grupit Kuinta (SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, kumtoi kabineti i Kurtit pasditen e sotme.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, në kumtesën theksohet se në takimin, ndër të tjera, është biseduar për zhvillimet e fundit, për gjendjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.

“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit”, theksohet në kumtesën.

Në takimin me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhefri Hovenier, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Xhonatan Hargrivs, të Gjermanisë, Jorn Rode, të Francës, Olivier Gero dhe të Italisë, Antonello De Riu, dhe kreun e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Suniog, Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. ls/  

 

QËNDRONI TË LIDHUR