Kurti: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të shfuqizohen sa më shpejt
- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta dhe se ato duhet të shfuqizohen sa më shpejt.
- Post By Sara Ademi
- 19:22, 10 gusht, 2023
Prishtinë, 10 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta dhe se ato duhet të shfuqizohen sa më shpejt.
Ai tha se BE-ja duhet të përmirësojë qëndrimin ndaj Kosovës.
"Sa i përket masave që janë marrë ndaj nesh, ne konsiderojmë se janë të padrejta. Janë pjesë e asimetrisë në raporte dhe sa më parë që të përfundojnë aq më mirë. Ne po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, por do të duhej që edhe partnerët dhe aleatët tanë evropian sa më parë të përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës. Pasi një Republikë demokratike dhe progresiste siç është Kosova meriton të ndihmohet me krejt çka munden ata dhe jo të ketë masa ndëshkuese", thotë ai.
Ai vlerësoi se deeskalimi i situatës në veri të Kosovës është arritur në masë të madhe, por gjithashtu kërkoi nga BE-ja që sa më shpejt të përmirësojë qëndrimin ndaj Kosovës.
Sipas tij, mënyra më e duhur për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri është peticioni.
Lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash në veri të Kosovës, ai shtoi se të bëhet rregullimi i çështjeve teknike dhe administrative për zgjedhjet e reja.
"Sa i përket zgjedhjeve të reja të parakohshme, ne qysh nga fillimi kemi thënë se nuk jemi të kënaqur me daljen e qytetarëve në zgjedhjet më 23 prill të këtij viti dhe me ato çfarë mësuan si përqindje me 24 prill të nesërmen. Andaj kemi ofruar mundësinë që të kemi zgjedhje të parakohshme, por natyrisht dëshirojmë të mos na përsëritet situata, në të cilën sërish do të kemi bojkot të pjesëmarrjes në zgjedhje, qoftë si votim apo si kandidim", shtoi Kurti. sa/
Foto: EPA