• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kurti i konfirmoi Sholes se është i gatshëm të takohet me Vuçiqin

Kurti i konfirmoi Sholes se është i gatshëm të takohet me Vuçiqin

Prishtinë, 11 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në bisedë telefonike i konfirmoi këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Shole se është i gtshëm për takimet e ardhshme në nivel të lartë politik në suaza të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, kumtoi sot Qeveria e Kosovës.

"Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje pati bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Shole. Biseduan për propozimin evropian, i cili është pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel", ceket në kumtesë.

“Gjithashtu, u theksua rëndësia e avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze”, thuhet në njoftim.

"Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut", thuhet në kumtesën e Qeverisë së Kosovës.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derik Shole deklaroi se dje ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe se e përshëndetë vendimin e kryeministrit kosovar ta pranojë propozimin e BE-së.

Shole në kumtim në Tuiter shkroi se SHBA-ja e përshëndetë vendimin e Kosovës ta pranojë propozimin e BE-së.

"Sot bisedova me kryeministrin Albin Kurti. E përshëndesim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar me BE-në", tha ai.

Ai shtoi se "tani nevojitet implementimi që të sigurohen përfitime të konsiderueshme për të dy vendet". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR