• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti i ka konfirmuar Sholes se e pranon planin evropian për Kosovën

Kurti i ka konfirmuar Sholes se e pranon planin evropian për Kosovën

 Prishtinë, 25 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë në një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Shole, ka konfirmuar se Prishtina e pranon propozimin evropian për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Në atë bisedë, kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë e mirë për bisedime të mëtejshme në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve.

"Për marrëdhënie normale, evropiane dhe të fqinjësisë së mirë, kryeministri Kurti ka theksuar se përveç njohjes reciproke në bazë të marrëveshjes, duhet të merren parasysh edhe të drejtat e pakicave kombëtare”, kumtoi Qeveria e Kosovës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR