• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kurti: Hyrja e forcave serbe në Kosovë - agresion dhe qëllim për destabilizim

Kurti: Hyrja e forcave serbe në Kosovë - agresion dhe qëllim për destabilizim

Prishtinë, 14 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovësm Albin Kurti e cilësoi si agresion dhe qëllim për destabilizim të vendit nga ana e Serbisë, rrëmbimin e sotëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për të cilët autoritetet dhe mediumet në prishtinë pohojnë se janë rrëmbyer nga pjesëtarë të maskuar të forcave serbe në territorin e Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kurto kërkoi lirimin urgjent të policëve të Kosovës dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta dënojë incidentin e shkaktuar nga Serbia, për të cilin thotë se "paraqet agresion dhe qëllim për eskalim dhe destabilizim".

Sipas kryeministrit të Kosovës, tre policët e Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq, në veri të Kosovës, në vendin që dikur ka pasur rrugë ilegale për kontrabandim të mallrave nga Serbia, ndërkaq i cili ndodhet 300 metra brenda territorit të Kosovës.

"Dyshojmë se ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartë si hakmarrje e ushtrisë së Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit të njohur serb, Millun Milenkoviq - Llune, i cili paraqitet si një prej krerëve të krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës u tregua mjaft e përmbajtur javëve të fundit, Hyrja e forcave serbe paraqet agresion dhe qëllim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin urgjent të policëve të rrëmbyer dhe u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë ta dënojnë këtë akt të agresionit nga ana e Serbisë", shkroi Kurti.

Policia e Kosovës kumtoi se tre pjesëtarët e saj sot janë rrëmbyer nga persona të maskuar nga Serbia në njërën prej rrugëve në veri të Kosovës, në kufirin ndërshtetëror, që shfrytëzohej nga grupe kriminele serbe për kalim ilegal dhe kontrabandë nga Serbia.

Mediumet në Beograd pohojnë se policët e Kosovës janë arrestuar në territor serb, me ç'rast publikuan edhe fotografi nga arrestimi i personave të uniformuar të cilët janë kinse policë kosovarë. Ndërkaq, mediumet në prishtinë përmendin se incidenti i sotëm ndodhi një ditë pasi që në veri të Mitrovicës u arrestua Millun Milenkoviq - Llune, për të cilin thuhet se është një prej prijësve të organizatës ilegale, e mbështetur nga Beogradi, e njohur si "Mbrojtja civile" dhe organizues i sulmeve ndaj pjesëatrëve të KFOR-it dhe policisë së Kosovës gjatë protestave të kohëmëparshme të serbëve të Kosovës në Zveçan. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR