• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Do të bisedoj me Lajçakun dhe Eskobarin për mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja

Kurti: Do të bisedoj me Lajçakun dhe Eskobarin për mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja

Prishtinë, 3 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e "konteston domosdoshmërinë" "në një moment të caktuar" të mbahen zgjehdje tër eja në veri të vendit, por se, siç thotë, para asaj duhet të vendoset "sundimi i ligjeve".

Në intervistë për NBC Njus, Kurti tha se do të bisedojë për mundësitë për mbajtje të zgjedhjeve tër eja javën e ardhshme me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e posaçm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, të cilët do ta vizitojnë Prishtinën.

"Javën e ardhshme përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, Lajçak dhe Eskobar do të vijnë në Kosovë dhe do të bisedojmë për hollësitë. Besoj se zgjehdje të parakohshme, por prandaj na duhet sundimi i së drejtës dhe fushatë e drejtë dhe e lirë për zgjedhje të lira dhe të drejta", tha Kurti.

Ai theksoi se është e dukshme se kryetarët e komunave të cilët fituan në zgjedhjet e 23 prillit kanë legjitimitet të ulët, për shkak të daljes së dobët në ato zgjedhje, por ata janë, sipas tij - "të vetmit legal dhe legjitim". ab/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR