Kurti dha dorëheqje nga funksioni i kryeministrit, sipas rregullores pret të japë betimin si deputet
- Albin Kurti dha dorëheqje nga funksioni i kryeministrit, që e theksoi nl letrën dërguar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Klan Kosova.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:55, 15 prill, 2025
Prishtinë, 15 prill 2025 (MIA) - Albin Kurti dha dorëheqje nga funksioni i kryeministrit, që e theksoi nl letrën dërguar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Klan Kosova.
Në bazë të ligjit, ata të cilët fitojnë mandat të deputetit, ndërkaq janë edhe pjesë e Qeverisë, përkatësisht kanë funksion të caktuar ekzekutiv, si kryeminsitër, zëvendëskryeministër, ministër apo zëvendësministër, duhet të japin dorëheqje nga funksioni ekzekutiv.
Kjo është për shkak se, sipas rregullores, ata nuk mund të jenë njëkohësisht edhe deputetë edhe pjesë e pushtetit ekzekutiv.
"Që nga data 23 mars kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar I qeverisë sonë, qeveria është në detyrë/dorëheqje. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi me deklaratën që kam dhënë dhe është pranuar në KQZ me datë 27 mars 2025 dhe me qëndrimin tim publik të po asaj dite, efektivisht jam i dorëhequr bashkë me kabinetin qeveritar. Për qëllim betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së nëntë, po e përcjelli edhe zyrtarisht njoftimin tim për dorëheqje nga posti ekzekutiv, veçse efektiv që nga data e lartëcekur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi", thuhet në letrën e dorëheqjes së Kurtit, të cilën e transmeton Klan Kosova.
Foto:МIА arkivi