• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Demokracia nuk mund të suspendohet apo të mbahet peng

Kurti: Demokracia nuk mund të suspendohet apo të mbahet peng

Prishtinë, 30 maj 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot deklaroi se "demokracia nuk mund të suspendohet apo të mbahet peng".

Në video-fjalimin në Fejsbuk, Kurti tha se Prishtina e ka përforcuar komunikimin m komunitetin ndërkombëtar dhe se qetësimi i situatës është qëllim i përbashkët.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

Kurti akuzoi grupet ekstreme djathtiste, të cilat i lidhi me Millan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin, por edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njeriun e parë të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe minsitrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ai vlerësoi se protesta në të cilën u sulmuan policia dhe KFOR-i "nuk është protestë për komunën, por për pushtetin" dhe shtoi se në Kosovë pushteti mund të merret vetëm përmes zgjehdjeve, e jo me dhunë dhe krim. ab/

foto FB

QËNDRONI TË LIDHUR