• e premte, 05 dhjetor 2025

Kuper: Rusia rrezikon konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n

Kuper: Rusia rrezikon konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n

Londër, 23 shtator 2025 (MIA) - Shefja e diplomacisë britanike, Ivet Kuper dje paralajmëroi se sulmet ruse në territorin e NATOs- rrezikojnë konflikt të armatosur, duke shkaktuar dënim nga Moska, e cila i hodhi poshtë shqetësimet evropiane si të pabaza dhe histerike.

Duke u përballur me Rusinë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, ministrja britanike e Punëve të Jashtme tha: "Aksioni juaj i papërgjegjshëm rrezikon konflontim të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë. Aleanca jonë është mbrojtëse, por mos qëndroni në iluzion se jemi të gatshëm ta mbrojmë qiellin dhe territorin e Aleancës së NATO-s".

"Nëse duhet të përballemi me aeroplanë të cilët janë në hapësirën e NATO-s pa leje, atëherë do ta bëjmë atë", tha Kuper.

Estonia të premten kumtoi se tre aeroplanë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore estoneze pa leje dhe atje qëndruan gjithsej 12 minuta para se të detyrohen të tërhiqen, në episodë të cilën përfaqësuesit perëndimorë e përshkruan si test të gatishmërisë dhe vendosmërisë së NATO-s.

Këshilli i Sigurimit u takua dje për të biseduar rreth kësaj çështje. Konsultimet me NATO-n duhet të mbahen sot. Incidenti ndodhi pak më shumë se një javë pasi që 19 fluturake ruse pa pilot hynë në hapësirën ajrore polake, duke i detyruar aeroplanët e NATO-s të rrëzojnë disa prej tyre.

Komenti i Kuperit u mbështet nga disa ministra të tjerë perëndimorë në Këshillin e Sigurimit, të cilët thanë se disa incidente nuk mund të konsiderohen rastësi.

Zëvendës ambasadori rus në KB, Dmitrij Poljanski, tha se nuk ka dëshmi  që i mbështesin pohimet e tyre dhe i akuzoi forcat evropiane për paraqitje të akuzave "të pabaza".

"Ne nuk do të marrim pjesë në këtë teatër të absurdit", tha ai. "Kue do të vendosni se dëshironi të kyçeni në një diskutim serioz për sigurinë evropiane, për fatin e konteinentit tonë të përbashkët, për atë se si do ta bljmë këtë kontinent më prosperues dhe të sigurt për të gjithë, ne jemi të gatshëm", tha Poljanski. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR