• e diel, 22 dhjetor 2024

Kundërshtarët e ndalesës së të drejtës së abortit e ndërprenë mbledhjen e Gjykatës supreme të SHBA-së

Kundërshtarët e ndalesës së të drejtës së abortit e ndërprenë mbledhjen e Gjykatës supreme të SHBA-së
Uashington, 2 nëntor 2022 (MIA) - Demonstruesit të cilët e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës supreme të SHBA-së për ta hequr të drejtën e abortit si të drejtë të garantuar federale sot shkurtimisht e ndërprenë punën e gjykatës më të lartë amerikane dhe u bënë thirrje grave të dalin masovisht. Në zgjedhjet e ardhshme "ndërmjetëse", të caktuara për më 8 nëntor. Kjo është shtyrja e parë e një seance gjyqësore pasi që Gjykata supreme në qershor të këtij viti e hoqi precedentin e vet 50-vjeçar "Ro kundër Uejdit", me të cilin garantohet e drejta e abortit në novel federal. Tre persona qëndruan në sallën e gjykatës në disa minutat e para të seancës së sotme për ta dënuar vendimin e Gjykatës supreme, tani të përbërë nga shumica e gjykatësve konservatorë, me të cilin e drejta e abortit i është lënë rregullimit të disa shteteve individualisht në SHBA. Një demonstruese brohoriti: "Nuk do të na merret e drejta jonë për të zgjedhur. Gra, votoni për të drejtën tuaj të zgjedhjes". U mor përshtypja se gjykatësit nuk reaguan, ndërsa demonstruesit nuk ofruan rezistencë derisa policia i nxori jashtë gjykatës. Gjykata tani për tani nuk ka informata për arrestimin e tyre. Pas pauzës 19-muajshe të shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, Gjykata supreme në tetor sërish e hapi sallën e vet për opinionin. Për herë të fundit një seancë e Gjykatës supreme është ndërprerë në vitin 2015. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR