• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kundëradmirali Rinaldi komandant i ri i operacionit të BE-së në Mesdhe "Irini"

Kundëradmirali Rinaldi komandant i ri i operacionit të BE-së në Mesdhe

Bruksel, 21 qershor 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së e emëron kundëradmiralin italian Valentino Rinaldin komandant operativ ushtarak të Bashkimit Evropian në Detin Mesdhe “Irini”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

 Kundëradmirali Rinaldi, i cili në periudhën prej 1 prill deri 30 shtator të vitit ka ushtruar detyrën e komandantit të   forcave të përfshira në "Irini", duhet të marrë përsipër komandën e këtij operacioni të BE-së nga admirali italian Stefano Turçeto më 19 korrik.

 Rinaldi ka përvojë shumëvjeçare në Marinën Italiane që drejton njësi të ndryshme, duke përfshirë më së fundi si Komandant të Forcave në Operacionin "Deti i sigurt", si dhe komandant i forcave operative amfibe italiane gjatë vitit 2022.

 Operacioni ushtarak i BE-së në Detin Mesdhe "Irini" filloi më 31 mars të vitit 2020, si një kontribut konkret i Bashkimit në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur rikthimin e paqes dhe stabilitetit në Libi. Mandati aktual i "Irinit" zgjatë deri më 31 mars të vitit 2025. 

 Detyra kryesore e operacionit është të kontribuojë në zbatimin e embargos së KB-së për eksportet e armëve në Libi duke përdorur mjete ajrore, satelitore dhe detare, përmes inspektimeve të anijeve në det të hapur pranë brigjeve libiane të dyshuara për mbajtjen e armëve ose pajisjeve ushtarake. Gjithashtu, në kuadër të operacionit, mblidhet informacione për eksportin e paligjshëm të naftës bruto dhe produkteve të naftës së rafinuar nga Libia, si dhe për kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

 Në operacionin "Irini" përfshihen forcat detare dhe ajrore të Greqisë, Italisë dhe Francës, ndërsa me aeroplanët e tyre në mision marrin pjesë edhe Gjermania, Luksemburgu dhe Polonia. qa

Foto: Këshilli i BE-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR