• e premte, 05 dhjetor 2025

"Kulmi i zjarrit" është titulli i operacionit të IDF-së në Katar, nuk ka konfirmim për zyrtar të vdekur të Hamasit

Tel Aviv, 9 shtator 2025 (MIA) – Emri i sulmit të IDF-së ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar është operacioni "Kulmi i zjarrit", njoftoi ushtria, pasi paraprakisht, Kanal 12 publikoi se emri ishte "Dita e gjykimit". 

Al Xhezira, duke iu referuar një zyrtari të lartë të Hamasi, njoftoi se udhëheqja e Hamasit e udhëhequr nga Halil al-Haja, e cila ishte mbledhur në Katar, i mbijetoi sulmit.

Kanali saudit Al-Hadas paraprakisht njoftoi se disa zyrtarë të lartë të Hamasit, përfshirë Halil al-Haja, Haled Mashall, Zaber Xhabarin dhe Nizar Avadalla, janë vrarë.

Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Hamasi ose autoritetet e Katarit.

Midis anëtarëve të delegacionit të sulmuar në selinë e Hamasit në Doha ishte edhe lideri i Hamasit në Gazë, Halil al-Haja. Gjithashtu, besohet se të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Hamasit: Zaher Xhabarin, i cili drejton organizatën në Bregun Perëndimor, Mohamed Darvish, kreu i Këshillit Shura të Hamasit, dhe Haled Mashal, lideri i Hamasit jashtë vendit. 

Nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR