Kullushevski në muajin janar do të transferohet në Arsenal
- Post By Besir Saiti
- 19:38, 9 dhjetor, 2021

Londër, 9 dhjetor 2021 (MIA) – Klubi anglez Arsenali planifikon t'i përforcojë radhët e saj në sezonin kalimtar të dimrit me futbollistin suedez me origjinë maqedonase Dejan Kullushevski (21), njoftuan sot mediat britanike.
Sipas mediave, delegacioni i Arsenalit planifikon të niset drejt Italisë për të rregulluar transferimin dhe se klubi nga Londra është i gatshëm të ofrojë dëmshpërblim prej 30 milionë euro. Pyetja mbetet nëse do të jetë e pranueshme për klubin italian, i cili kërkon 40 milionë euro për Kullushevskin.
Juventusi e solli Kullushevskin në radhët e veta në vitin 2020 nga Atalanta në një transfer prej 35 milionë euro, por me ardhjen e trajnerit Masimiliano Allegri, futbollisti suedez nuk është në planë të parë. bs/