Kulla e Ajfelit u evakuua për një kohë të shkurtë, kërcënimi për bombë ishte i rrejshëm
- Rreth dy orë pasi që autoritetet e avakuuan Kullën e Ajfelit për shkak të kërcënimit me bombë, vizitorët u lejuan të kthehen, kumtuan agjencitë e huaja, duke iu referuar një burimi nga policia franceze.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:10, 12 gusht, 2023
Paris, 12 gusht 2023 (MIA) - Rreth dy orë pasi që autoritetet e avakuuan Kullën e Ajfelit për shkak të kërcënimit me bombë, vizitorët u lejuan të kthehen, kumtuan agjencitë e huaja, duke iu referuar një burimi nga policia franceze.
"Ai ishte një alarm i rrejshëm, njerëzit mund të kthehen brenda", theksuan nga policia.
Kullën afër lumit Sena e vizitojnë rreth 7 milionë njerlz çdo vit.
Kulla e Ajfelit dhe rajinet përreth të kryeqytetit francez sot u evakuuan pas kërcënimit m bombë. Në vendin e ngjarjes u dërguan ekspertë për çaktivizim të bombës, kumtoi gazeta "Parisien". ab/
Foto: МIА arkivi