• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuleba: Ukraina nuk ka alternativë për financimin amerikan

Kuleba: Ukraina nuk ka alternativë për financimin amerikan

Kiev, 4 janar 2024 (MIA) - Ukraina nuk parasheh kurfarë alternative për kompensim të ndihmës së suspenduar ushtarake amerikane për luftën e saj kundër Rusisë dhe është e bindur se Kongresi ameirkan do ta miratojë lirimin e ndihmës, deklaroi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba.

"Nuk kemi plan B. Jemi të bindur në planin A. Ukraina çdoherë do të luftojë me resurset që i janë dhënë", tha Kuleba në intervistë për Si-En-En, duke shtuar se ajo që i jepet Ukrainës është investim në mbrojtjen e NATO-s dhe nlë ,brojtjen e prosperitetit të popullit amerikan.

Kuleba tha se nëse Rusia fiton në konfliktin e gjatë prej 22 muajve, "liderët e tjerë do të sprovohen t'i ndjekin hapat e Rusisë".

Kërkesa e qeverisë amerikane për plotësisht 61 miliardë dollarë për mbështetje të Ukrainë ka ngecur në Kongresin ameirkan, ku republikanët thonë se ajo duhet të shoqërohet me kontroll më të rreptë të emigracionit përgjatë kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës. ab/

foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR