Kuleba: Ukraina nuk do të nënshkruajë një marrëveshje për lëshimin e një pjese të territorit
- Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Dmitro Kuleba hodhi poshtë mundësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes me Moskën në këmbim të dhënies së një pjese të territorit ukrainas.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:44, 22 gusht, 2023

Kiev, 22 gusht 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Dmitro Kuleba hodhi poshtë mundësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes me Moskën në këmbim të dhënies së një pjese të territorit ukrainas.
Ai tha se kushtet ç[r paqe për Ukrainën nuk mund të ngjajnë me Traktatin e Paqes të Moskës të nënshkruar në vitin 1940 me Finlandën.
“Nuk do të nënshkruajmë marrëveshje të ngjashme me atë që e nënshkroi Finlanda”, ka thënë ministri ukrainas, transmeton Ukrinform.
Foto: EPA