Kuleba: Ukraina deri më tani ka marrë 300.000 nga një milion granata të premtuara nga BE-ja
- Bashkimi Evropian deri më tani ka dërguar rreth 300 mijë nga një milion granata të premtuara Ukrainës, deklaroi sot ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitri Kuleba.

Kiev, 29 nëntor 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian deri më tani ka dërguar rreth 300 mijë nga një milion granata të premtuara Ukrainës, deklaroi sot ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitri Kuleba.
Këtë Kuleba e deklaroi sot para gazetarëve në Bruksel, në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të NATO-s.
Ministri ukrainas bëri thirrje për një sinkronizim më të madh të industrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe NATO-s, në mënyrë që Kievi të ketë gjithçka që i nevojitet për të mposhtur Rusinë.
Përveç kësaj, Kuleba hodhi poshtë pretendimet se ushtria ukrainase nuk po bën përparim në luftimin e Rusisë, raportoi DPA. mb/
Foto: EPA