• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuleba u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s që t'i sigurojnë Ukrainës sisteme "Patriot"

Kuleba u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s që t'i sigurojnë Ukrainës sisteme

Bruksel, 4 prill 2024 (MIA) – Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba, sot u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s që t'i sigurojnë vendit të tij më shumë sisteme "Patriot".

"Nuk dua ta prish festën, por sot jam këtu ndërsa Ukraina po vuan sulme të paprecedentë me raketa dhe dron nga Rusia. Natën e kaluar Harkov u godit nga mijëra dronë, vuri në dukje ai.

Kuleba është për vizitë në selinë e NATO-s me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Aleancës.

"Rusia po shkatërron vazhdimisht ekonominë dhe qytetet e Ukrainës, kjo është pjesë e strategjisë për të fshirë Ukrainën nga harta botërore. Mesazhi im kryesor sot është për nevojën e komplekseve "Patriot", për të shpëtuar jetë në Ukrainë dhe për të mbrojtur qytetet e Ukrainës, aleatët kanë mjaft sisteme të tilla. Vetëm në mars, Ukraina u godit nga 94 raketa balistike", shtoi Kuleba.

Ukraina do t'i bashkohet Aleancës dhe kjo është thënë qartë nga aleatët, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai shtoi se sot do të mbahet një takim i Këshillit NATO-Ukrainë dhe do të diskutohen mundësitë e përparimit drejt anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë.

"Mbështetja për Ukrainën nuk është një aktivitet bamirësie, por lidhet me sigurinë tonë. Ne diskutojmë se si ta bëjmë mbështetjen e përhershme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme. E nderoj guximin dhe vendosmërinë e ukrainasve dhe forcave të armatosura ukrainase", shtoi Stoltenberg. sd/

фото: НАТО

QËNDRONI TË LIDHUR