Kuleba: Problemi i madh për Ukrainën është frika e Perëndimit nga një përshkallëzim i konfliktit me Rusinë
- Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba sot në Poloni ka identifikuar hezitimin e aleatëve perëndimorë për shkak të frikës së tyre se lufta do të përshkallëzohet si problemi më i madh që ka aktualisht Ukraina në konfliktin me Rusinë.
- Post By Fami Bajrami
- 20:46, 28 gusht, 2024
Varshavë, 28 gusht 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba sot në Poloni ka identifikuar hezitimin e aleatëve perëndimorë për shkak të frikës së tyre se lufta do të përshkallëzohet si problemi më i madh që ka aktualisht Ukraina në konfliktin me Rusinë.
"Që nga fillimi i invazionit, problemi më i madh me të cilin përballet Ukraina është koncepti i përshkallëzimit që mbizotëron në proceset vendimmarrëse mes partnerëve tanë. Në luftë ka shumë pajisje, para, armë, por problemet e vërteta janë gjithmonë këtu, në kokat", tha Kuleba në një debat me shefin e diplomacisë polake, Radoslav Shikorski në festivalin Kampus Polonia në qyteti Olshtin.
Kuleba kritikoi Perëndimin sepse shumica e partnerëve të Ukrainës druajnë të flasin për të ardhmen e Rusisë.
"Kjo është shumë shqetësuese, sepse nëse nuk flasim për të ardhmen e burimeve të kërcënimeve, atëherë nuk mund të bëjmë strategji", ka thënë shefi i diplomacisë ukrainase.
Sipas shefit të diplomacisë ukrainase, një ditë Rusia do të duhet të kalojë një proces serioz ndërtimi të ri dhe më pas rusët do të vendosin se në cilin vend duan të jetojnë.
Shefi i diplomacisë polake, duke folur për rrezikun që SHBA, veçanërisht nëse kandidati republikan Donald Tramp zgjidhet për president do të pushojë së interesuari për Evropën Qendrore dhe Ukrainën, tha se po dëgjon nga disa bashkëpunëtorë të Trampit se plani i tij për t'i dhënë fund luftës për 24 orë konsiston me faktin se ai kërcënon Rusinë me përshkallëzim nëse nuk fillon bisedimet paqësore.
"Mendoj se kjo është mirë. Dhe unë mund t'i këshilloj SHBA-në që mund të inkurajojë Putinin që t'i japë fund luftës. Së pari, na ndihmoni t'i bindim aleatët evropianë që të mos japin kredi nga fondet e ngrira ruse, jo, na lejoni të konfiskojmë pronën e agresorëve dhe t'ua japim viktimave të agresionit", ka thënë Shikorski.
Ndryshe, Kuleba paralajmëroi se nëse SHBA nuk mund të përmbush angazhimet e saj për të ndihmuar Ukrainën, do ta humbin kredibilitetin edhe në Azi.
Foto: Х