Kuleba për vizitë dyditore në Kinë
- Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba nesër do të vizitojë Kinën, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
- Post By Fami Bajrami
- 10:36, 22 korrik, 2024

Kiev, 22 korrik 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba nesër do të vizitojë Kinën, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
Në kumtesë thuhet se tema kryesore e vizitës dyditore të Kulebës në Kinë do të jetë kërkimi i mënyrave për të ndaluar agresionin rus dhe roli i mundshëm i Kinës në arritjen e paqes së qëndrueshme dhe të drejtë. rq/bsh/
Foto: EPA