• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kuleba: NATO-s i duhet Ukraina si aleate, jo si partner i privilegjuar

Kuleba: NATO-s i duhet Ukraina si aleate, jo si partner i privilegjuar

Kiev, 14 qershor 2023 (MIA) - Kreu i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba, ka folur sot në telefon me ministren e Jashtme gjermane, Analena Berbok, për samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius në korrik dhe për anëtarësimin e Ukrainës në këtë organizatë.

"Pozicioni i Ukrainës është i qartë: krijimi i një këshilli NATO-Ukrainë pa një hap të fortë drejt anëtarësimit është si sigurimi i një tanku pa mitraloz. NATO ka nevojë për Ukrainën si një aleat, jo vetëm një partner të privilegjuar”, shkroi Kuleba në Tuiter.

Ai falënderoi ministren Berbok për mbështetjen e deritanishme nga Gjermania.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, njoftoi sot në një konferencë për shtyp në Bruksel se takimi i Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s më 15 qershor do të fillojë me një takim të Këshillit NATO-Ukrainë, në të cilin ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Aleksej Reznikov dhe aleatët e NATO-s do të diskutojnë për situatën në terren dhe për paketën e mbështetjes shumëvjeçare për Ukrainën. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR