• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuleba e lavdëroi taktikën e pazakontë të Sholcit në samitin e BE-së

Kuleba e lavdëroi taktikën e pazakontë të Sholcit në samitin e BE-së

Berlin, 17 dhjetor 2023 (MIA) – Shefi i diplomacisë ukrainase Dmitro Kuleba ka lavdëruar ndërhyrjen e pazakontë të kancelarit gjerman Olaf Sholc në samitin e BE-së gjatë kësaj jave, veprim që mundësoi fillimin e bisedimeve për inkuadrim të Kievit në BE, transmeton DPA.

"Ajo që bëri kancelari Olaf Sholc në samit për të shmangur kërcënimin e vetos hungareze do të mbetet e shkruar në histori si një akt i lidershipit gjerman në interes të Evropës”, tha Kuleba për gazetën "Bild am Zontag".

Ministri ukrainas shtoi gjithashtu se "mund të shpresoj vetëm se kjo do të thotë gjithashtu një kthesë në qëndrimin e Gjermanisë ndaj përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve më të ndërlikuara".

Kontesti rreth fillimit të negociatave të aderimit në BE me Ukrainën ishte në udhëkryq deri në fillimin e samitit, pasi Hungaria bllokoi negociatat.

Sholci në takim propozoi që kryeministri Viktor Orban përkohësisht ta lëshojë takimin për t'u lejuar shefave të tjerë të shteteve dhe qeverive të arrinin konsensusin e nevojshëm.

Kjo nënkupton, sqaron DPA, se lideri hungarez ka mundur të mbajë qëndrimin e tij për negociatat që ai vetë i ka cilësuar si “krejt të kota”, pa i bllokuar ato.

Nga ana e tjetër, Sholc pas samitit deklaroi se mashtrimi diplomatik është realizuar "me marrëveshje të ndërsjellë në pajtueshmëri me rregullat tona", por shtoi se "nuk është diçka që duhet bërë gjithmonë", transmeton agjencia gjermane.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR