Kuleba i hodhi poshtë thirrjet për "ngrirje" të konfliktit me Rusinë
- Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba deklaroi se bisedimet për zgjidhje të konfliktit me Rusinë, thjeshtë nuk mund të fillojnë vetëm me ndërprerje të zjarrit, transmetojnë mediumet britanike.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:26, 8 qershor, 2023
Kiev, 8 qershor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitro Kuleba deklaroi se bisedimet për zgjidhje të konfliktit me Rusinë, thjeshtë nuk mund të fillojnë vetëm me ndërprerje të zjarrit, transmetojnë mediumet britanike.
"Nëse dikush mendon se mund ta ngrijë konfliktin dhe më pas të shohë se si do të zgjidhet, atëherë nuk e kupton problemin", deklaroi Kuleba në brifingun onlajn për gazetarë afrikanë pas turneut nëpër vendet afrikane.
Kuleba potencoi se mbi 100 raunde konsultimesh dhe tentimesh për armëpushim me Rusinë, nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014, në vitin 2022 çuan deri te invazioni i plotë rus ndaj Ukrainës.
"Në disa ditët në vijim delegacioni i shefave afrikanë të shteteve planifikon t'i vizitojë Ukrainën dhe Rusinë me shpresë se do t'i bindë dy vendet ta ndërprejnë luftën", deklaroi zëdhënësi i presidentit të Afrikës Jugore, Kiril Ramafosa. Zëdhënësi tha se data e vizitës ende nuk është saktësuar.
Propozimi i tillë do të thoshte se forcat ruse do të mbeten në territorin ukrainas kur të fillojnë negociatat.
Ukraina paraprakisht deklaroi se forcat ruse duhet të tërhiqen para se të fillojnë negociatat, ndërsa Moska dëshiron që Kievi, si parakusht për bisedimet, ta njohë sovranitetin rus ndaj Krimesë.
Mediumet britanike transmetojnë se nismën e kryeson presidenti i Senegalit, Meki Sal, i cili vitin e kaluar ishte kryesues me unionin afrikan. Vendi i tij nuk mori pjesë në votimin e fundit në KB me të cilin u dënuan veprimet e Rusisë.
Në delegacionin në të cilin janë edhe presidentët e Egjiptit, Zambisë, Republikës Demokratike të Kongos, Ugandës dhe Afrikës Jugore kohë më parë ishte përfhsirë edhe kryesuesi aktual me unionin afrikan - presidenti i Ishujve komore, Otman Gazali.
Kuleba ishte në turne nëpër Afrikë në mënyrë që të marrë mbështetje, përkujtuan mediumet britanike, duke cekur se 30 deri 54 shtete affrikane, anëtare të KB-së votuan për rezolutën e KB-së për dënim të invazionit rus.
Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme deklaroi se për momentin ka "rilindje" të marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Afrikës. ab/