• e premte, 22 nëntor 2024

Kuleba e ftoi Perëndimin që të dërgojë sisteme për mbrojtje kundërajrore Patriot në Ukrainë

Kuleba e ftoi Perëndimin që të dërgojë sisteme për mbrojtje kundërajrore Patriot në Ukrainë

Kiev, 26 mars 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba sot u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që t'i sigurojnë Ukrainës sistemet e mbrojtjes kundërajrore Patriot, sepse, siç tha ai, është arma për të cilën Kievit ka shumë nevojë.

"Na jepni “patriotët” e mallkuar. Nëse do të kishim mjaftueshëm sisteme të mbrojtjes ajrore, ose "Patriotë", ne mund të mbronim jo vetëm jetën e njerëzve tanë, por edhe ekonominë tonë nga shkatërrimi", tha Kuleba në një konferencë për shtyp onlajn.

Ai shtoi se “patriotët” do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës në linjën e kontaktit, ku aeroplanët rusë masivisht përdorin bomba të drejtuara, shkruan “Ukrainska Pravda”.

Sipas tij, bomba të tilla janë armë nga të cilat “nuk mund të shpëtohet”.

“Ajo thjesht bie mbi kokën tënde dhe shkatërron gjithçka. Kështu humbasim terren dhe e vetmja mënyrë për ta ndaluar është rrëzimi i aeroplanëve që bartin bomba. Ne kemi nevojë për sisteme të mbrojtjes kundërajrore në vijën e parë”, theksoi Kuleba. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR