• e diel, 22 dhjetor 2024

Kufizimi i marzheve të produkteve bazike ushqimore është vazhduar deri më 30 qershor

Kufizimi i marzheve të produkteve bazike ushqimore është vazhduar deri më 30 qershor

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka marrë vendim për vazhdimin e afatit në kohëzgjatje të masës për kufizimin e marzhës të produkteve bazike ushqimore deri më 30 qershor të këtij viti.

Me këtë vendim, marzhi më i lartë ushqimore për bukën e bardhë - e prerë në copa ose e plotë, sheqeri i bardhë dhe vaji i lulediellit, vërtetohet në lartësi deri në 5 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

null

Marzhi më i lartë tregtar për miellin e grurit të tipit 400 dhe tip 500, makaronat dhe spagetat nga gruri i fortë, orizi i bardhë vendor, qumështi i lopës me përmbajtje yndyrore 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, vezët e pulës, gjiza, djathi i bardhë i lopës dhe i përzier, kaçkavali, kosi, ajka dhe jogurti përcaktohen në vlerë deri në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

"Duke pasur parasysh se me këtë Vendim kufizohet rritja e çmimeve duke përcaktuar masën e marzhit tregtar, i cili duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, dhe gjendja e tregut tregon se çmimet ende nuk janë stabilizuar, ka imponuar nevojën e propozimit për ndryshim të Vendimit, me të cilin afati i aplikimit zgjatet edhe për dy muajt e ardhshëm të këtij viti, përkatësisht nga 30 prilli deri më 30 qershor 2023", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

null

Nga Ministria theksojnë se për kohëzgjatjen e këtij vendimi, Qeveria ka marrë vendime shtesë për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë për vezët e freskëta të pulës dhe orizin, të cilat do të aplikohen deri më 30 prill të vitit 2023, për qumështin e lopës me përmbajtje yndyrore prej 2 .8, 3.2 dhe 3.5 për qind, gjizë, djathë të bardhë të lopës dhe djathë të bardhë të përzier, kaçkaval lope, kos, ajkë dhe jogurt, që do të aplikohen deri më 31 maj të vitit 2023, të brumrave (makarona dhe shpageti), të cilat do të aplikohet deri më 31 maj të vitit 2023, si dhe në bukën e bardhë dhe gjysmë të bardhë (e prerë në copa ose të plota) e cila do të aplikohet deri më 31 maj të vitit 2023. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR